Temperaturat mbeten të larta. Parashikimi i motit për këtë të martë

TIRANË- Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe me diell gjatë gjithë ditës. Sipas parashikimit, dielli do të dominojë gjatë gjithë ditës, pa ndryshime të ndjeshme në mot.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s. Temperaturat do të luhaten nga 23°C në orët e mëngjesit deri në 37°C në orët më të nxehta të ditës.