KAMËZ- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak çastesh në Kamëz. Sipas informacioneve paraprake, të shtënat kanë ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit. Bëhet me dije se një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
