Falja e Fitër Bajramit/ Komuniteti Mysliman njoftim të rëndësishëm për besimtarët

TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e dielë, më 30 mars 2025, në Sheshin Skënderbej, Tiranë. Sipas njoftimit ceremonia do të nisë në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën, ndërsa namazi do të falet në orën 07:30.

Të gjitha mediat janë të ftuara të marrin sinjal për transmetim nga RTSH. Pas namazit, pritjet tradicionale do të zhvillohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në 12:00.

Njoftimi i KMSH-së:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e diel, më datë 30.03.2025, në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë.

Ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në 06:45 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 qëndrojmë në namaz.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Fitër Bajramin!