Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër, duke vënë në lëvizje forcat e policisë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja është regjistruar në zonën e Fermentimit, ku një telefonatë në Sallën Operative ka sinjalizuar për të shtëna me armë zjarri.
Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se është qëlluar në ajër, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e incidentit, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Dinamika dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.




