Situata pranë godinës së Ministrisë së Brendshme në Tiranë ka arritur një nivel të lartë tensioni rreth orës 18:48, me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.
Grupe protestuesish kanë sulmuar godinën qendrore duke hedhur shishe me lëndë djegëse molotov dhe kapsolla të shumta drejt hyrjes së institucionit. Si pasojë e goditjeve me lëndë piroteknike e djegëse, edhe një pemë pranë godinës ka marrë flakë.
Për të zmbrapsur turmën dhe për të mbrojtur objektin, efektivët e policisë të pozicionuar në tarracën e Ministrisë së Brendshme janë kundërpërgjigjur duke lëshuar gaz lotsjellës nga lartësia.
Shpërthimet e kapsollave dhe përdorimi i gazit lotsjellës po vijojnë në të gjithë perimetrin rreth ministrisë, ndërsa forcat e rendit po përpiqen të mbajnë nën kontroll situatën.



