Stuhia me breshër godet Gramshin, dëme të mëdha në të mbjellat dhe vreshtat e fshatit Drizë

Kapriçot e motit në fund të muajit qershor po shkaktojnë dëme thuajse në të gjithë qarkun e Elbasanit.

Së fundmi, banorët e fshatit Drizë në Gramsh raportojnë dëme të konsiderueshme në të mbjellat e stinës dhe në vreshta, si pasojë e reshjeve të forta të breshërit që kanë goditur zonën këtë pasdite.

Sipas banorëve, stuhia ka zgjatur vetëm pak minuta, por ka mjaftuar për të dëmtuar një pjesë të prodhimit bujqësor, duke vënë në rrezik mundin dhe investimet e bëra gjatë muajve të fundit.

Fermerët kërkojnë vlerësimin e dëmeve, ndërsa moti i paqëndrueshëm vijon të mbetet një shqetësim për sektorin bujqësor , blegtoral dhe infrastrukturën në këtë periudhë.