Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar këtë të martë një veprim hetimor në Bashkinë e Tiranës.
Nga ana e SPAK janë kryer kontrolle por edhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se me cilën çështje lidhet konkretisht ky operacion.




