Si iu “shpëtuan” Rama dhe deputetët socialistë, protestuesve që ishin mbledhur te Kuvendi

Protesta e qytetarëve ka vijuar për të 19-në ditë radhazi, me tubuesit që sot u mblodhën pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë seancës plenare.

Protestuesit u pozicionuan pranë hyrjes kryesore të Kuvendit, duke bllokuar kalimin e deputetëve të mazhorancës.

Për shkak të situatës, shumica prej tyre kanë dalë nga një hyrje tjetër e godinës, duke shmangur hyrjen kryesore.

Po ashtu, edhe kryeministri Edi Rama ka dalë nga Kuvendi përmes një hyrjeje tjetër, duke shmangur daljen nga hyrja kryesore ku ishin të mbledhur protestuesit.

Vetë Ardit Bido i “sfidoi” protestuesit, por pastaj u shoqërua nga policia, për shkak të acarimit të protestuesve.