Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, katër persona pësojnë djegie

Katër persona kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit pasi motori i një skafi ka shpërthyer gjatë riparimit në Porto Palermo.

Sipas informacionit të policisë, rreth orës 19:20, katër persona janë paraqitur në Qendrën Shëndetësore Himarë për të marrë ndihmë mjekësore.

Të dëmtuarit janë transportuar më pas në Spitalin Rajonal Vlorë, ku po marrin ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon verifikimet për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, shtetasit XH.I, 40 vjeç, A.O, 38 vjeç, M.M, 25 vjeç, A.D, 18 vjeç, kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse benzinë.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.