ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një automjet i drejtuar nga një shtetas maqedonas është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Shoferi po udhëtonte drejt Rrogozhinës, kur ka humbur kontrollin e mjetit pasi e kishte zënë gjumi.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona, një grua dhe një fëmijë, të cilët u dërguan me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.




