Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri boksierin Nelson Hysa, i cili mbrojti titullin WBO në O2 Arena të Londrës.
Gjatë takimit, Hysa i dhuroi Ramës një set të veçantë dorezash të zeza boksi me flamurin kuq e zi , ndërsa kryeministri u tregua kureshtar për sportin.
Gjatë bisedës, Hysa i tregoi kryeministrit se si ishte përgatitur për ndeshjen për 11 muaj dhe se pavarësisht se përballë kishte një kundërshtar të fortë norvegjez, ia doli më së miri.
“Nelsoni, ‘The Albanian Eagle’ që nuk njeh humbje dhe unë bashkë me demokratin Zef Gjoni që luftojmë veç për fitore” shkroi Rama në rrjete sociale ku edhe ndau videon e vizitës.




