Kryeministri Edi Rama ka reaguar për pagat e gjyqtarëve, duke krahasuar nivelin e tyre të pagave në Shqipëri me atë të kolegëve në vendet e rajonit.
Në një postim, Rama shkruan se një gjyqtar fillestar në Shqipëri merr aktualisht rreth 500 euro më shumë pagë se një koleg në Greqi.
Sipas tij, me vendimin e marrë, paga e gjyqtarëve shqiptarë do të rritet edhe më tej, duke arritur rreth 2 mijë euro më shumë në muaj se kolegët grekë dhe rreth 3 mijë euro më shumë se ata në Malin e Zi.
Rama e ka shoqëruar postimin me një koment kritik mbi nivelin e pagave të gjyqtarëve dhe vendimin për rritjen e tyre.




