TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, dhe “Shqipëri e Re”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre.
Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.




