Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet

TIRANË- Policia ka arrestuar një person, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Ali Demit”, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e saj.

Pas kësaj ngjarje policia ka arrestuar menjëherë personin e dyshuar dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit. Nga ngjarja nuk ka të lënduar, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.