BallinaSocialePrrenjasi prej rreth 24 orësh në errësirë! Defekti në linjën nëntokësore lë...

Prrenjasi prej rreth 24 orësh në errësirë! Defekti në linjën nëntokësore lë pa energji një pjesë të qytetit

PRRENJAS- Një pjesë e qytetit të Prrenjasit vijon të jetë pa energji elektrike prej afro 24 orësh, për shkak të një defekti të konstatuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Problemi është evidentuar mesditën e së hënës, rreth orës 12:00, por pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve teknike, furnizimi me energji ende nuk është normalizuar.

Sipas OSHEE-së, shkaku i ndërprerjes është një dëmtim në një linjë nëntokësore, identifikimi i të cilit ka rezultuar i vështirë dhe ka vonuar nisjen e punimeve të riparimit. Për ndërhyrjen janë angazhuar tre grupe pune, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike.

OSHEE ka bërë me dije se furnizimi pritet të rikthehet përpara mesditës së sotme. Ndërkohë, ndërprerja e zgjatur ka krijuar vështirësi të shumta për banorët dhe bizneset e zonës, të cilat janë detyruar të përballen me mungesën e energjisë për gati një ditë.

Situata është rënduar edhe më shumë nga temperaturat e ulëta. Gjatë natës së kaluar, në Prrenjas termometri ka shënuar vetëm 1 gradë Celsius, duke shtuar vështirësitë për familjet që përdorin energjinë elektrike për ngrohje

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular