59 të rinj dolën sot para gjykatës për caktimin e masave të sigurisë, pas arrestimeve gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet. Seanca gjyqësore është zhvillohuar nga tre gjyqtarë.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 22 protestues të arrestuar gjatë trazirave të ditëve të fundit në Tiranë, duke vendosur lirimin e tyre nga paraburgimi.
Ndërkohë, në Gjykatën e Shkallës së Parë vijon shqyrtimi i çështjeve për caktimin e masave të sigurisë ndaj personave të arrestuar dhe të shoqëruar gjatë protestave.
Ditën e djeshme, policia shoqëroi edhe 17 protestues të tjerë, në kuadër të veprimeve të ndërmarra pas incidenteve të regjistruara gjatë demonstratave.
Protestat në kryeqytet vijojnë prej nëntë ditësh. Gjatë tubimeve janë shënuar përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, të cilat janë shoqëruar me arrestime dhe procedime penale.
Procesi gjyqësor për caktimin e masave të sigurisë ndaj personave të arrestuar vijon, ndërsa pritet që gjykata të shqyrtojë edhe rastet e tjera të paraqitura përpara saj.
