TIRANË- Në mesin e mijërave qytetarëve që kanë zbarkuar sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar lidhur me situatën e Zvërnecit ka edhe një foshnje. Siç shihet nga pamjet, foshnja ndodhet mes protestuesve në karrocë, ndërkohë që qytetarët bëjnë thirrje “Poshtë qeveria”.
Kjo është dita e dytë e protestës që po mbahet sot në bulevard, kundër projektit të Zvërnecit, por dhe për paketën e maleve apo dhe për terapinë hormonale që do të aplikohet në QSUT




