BallinaKryesoreProtesta e studentëve, reagojnë Demokratët Europianë: Rama të marrë përgjegjësi politike për...

Protesta e studentëve, reagojnë Demokratët Europianë: Rama të marrë përgjegjësi politike për dhunën dhe të lënduarit

TIRANA- Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me zhvillimet e protestës në Tiranë, duke i cilësuar pamjet e mbërritura nga kryeqyteti si thellësisht shqetësuese. Në reagimin e tyre, ata ndalen te pamjet e një të riu me këmbën e dëmtuar rëndë, i cili po largohej nga vendngjarja i transportuar nga efektivët e policisë. Demokratët Europianë ngrenë shqetësimin për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës nga policia, përplasjet e dhunshme dhe personat e lënduar gjatë protestës.

Ata i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të mbajë përgjegjësi politike për situatën e krijuar. Kjo duke theksuar se e ardhmja europiane e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi përplasjet dhe humbjen e besimit te demokracia. Sipas Demokratëve Europianë, respektimi i të drejtave themelore, dialogu, llogaridhënia dhe sundimi i ligjit janë parime thelbësore për rrugëtimin europian të vendit.

Reagimi i Demokratëve Europianë:

Pamjet dhe videot që po vijnë nga #Tirana janë thellësisht shqetësuese. Të gjithë kemi parë pamjet tronditëse të një të riu me këmbën e thyer rëndë, i cili po largohej i transportuar nga efektivët e policisë. Raportimet për përdorim të tepruar të forcës policore, përplasje të dhunshme dhe të lënduar në të gjithë kryeqytetin ngrenë pikëpyetje jashtëzakonisht serioze.

Edi #Rama duhet të marrë përgjegjësi politike për atë që po ndodh. E ardhmja europiane e #Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi konfrontimin apo gërryerjen e besimit te demokracia. Ajo kërkon dialog, llogaridhënie, respekt për të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments