Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin kanë nisur procedim penal ndaj një 30-vjeçari, me inicialet R. K.
Ai dyshohet se ka kanosur me fjalë një 42-vjeçar, për motive të dobëta, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.












