Pritet t’i komunikohen akuza të reja, të rinjtë mblidhen para SPAK për të protestuar ndaj Ballukut

Këtë të premte SPAK pritet t’i komunikojë akuzën ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për zgjatjen e hetimeve dhe njëherazi do t’i komunikojë akuzën edhe për lotët 5, 6 dhe 7.

Ndërkohë pranë dyerve të SPAK, disa të rinj kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të protestuar.

“Bela vasalja e mretit, tregoi SPAK-ut vjedhjen e buxhetit”, shkruhet në një pankartë.