Policia Bashkiake e Elbasanit ka ndërmarrë një aksion për zhvendosjen e mjeteve që qëndrojnë të parkuara për periudha të gjata në hapësirat publike të qytetit.
Sipas autoriteteve, këto mjete janë kthyer në shqetësim për komunitetin, si për shkak të papastërtive që grumbullohen rreth tyre, ashtu edhe për faktin se zënë hapësira publike dhe vende parkimi të destinuara për qytetarët.
Poseduesit e mjeteve janë njoftuar paraprakisht për t’i zhvendosur ato në mënyrë vullnetare. Ndërkohë, për rastet kur nuk ka pasur reagim, është ndërhyrë me masa bllokimi dhe mjetet janë transportuar në pikën e grumbullimit të Bashkia Elbasan.
Autoritetet bëjnë me dije se për mjetet e bllokuara janë vendosur edhe masat administrative përkatëse, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të shmangin zaptimin afatgjatë të hapësirave publike.
Sipas Policisë Bashkiake, aksioni synon rikthimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve dhe garantimin e një përdorimi të barabartë të tyre.













