Plagosje me thikë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në lagjen Grumbullimi në Fushë-Krujë. Bëhet me dije se pas një sherri për motive banale, situata ka degraduar në përdorimin e mjetit prerës, ku i plagosur ka mbetur 22-vjeçari me inicialet M.K., banor i kësaj lagjeje.

Ai dyshohet se është goditur me thikë nga një i ri, gjithashtu banor i zonës. I riu është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.