Plagosje me armë zjarri në lokal

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Kunes në Shëngjin, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti brenda një lokali në zonë, i cili më pas ka eskaluar në përdorim armësh zjarri.

I plagosur ka mbetur Kristjan Gjoni, i cili është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po punojnë për identifikimin e plotë të rrethanave dhe autorëve të përfshirë në ngjarje.

Hetimet vijojnë.

Shëngjin – Lezhë / Informacione paraprake

Rreth orës 10:45, në një kompleks në Shëngjin, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. Gj., rreth 35 vjeç. I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore janë identifikuar dy shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

Rreth orës 09:55, jemi njoftuar se në fshatin Balldren i Vjetër, Lezhë, në një terren të hapur në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, pa shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.

Në lidhje me këtë ngjarje, është shoqëruar 1 shtetas i dyshuar dhe po kryhen veprime të mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të të dy ngjarjeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.