SHBA- Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit kanë arritur pikën më të nxehtë, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi sërish në platformën “Truth Social” një imazh të Ngushticës së Hormuzit duke e cilësuar atë si “Territor të RI të SHBA-së”.
Nga ana tjetër, reagimi i Iranit ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër. Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, deklaroi se çdo shtet që i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të konsiderohet armik dhe do të përballet me dëmtim të interesave të tij.
Zyrtari iranian paralajmëroi se nëse Uashingtoni ndërmerr veprime ushtarake apo sanksione të reja, përgjigja e Teheranit do të jetë si një tërmet, duke kërcënuar drejtpërdrejt kompanitë e naftës dhe financiare amerikane në rajon.
Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se, SHBA-së pritet të njoftojë zbatimin e sanksioneve më të ashpra ekonomike në histori ndaj Iranit.
Ndërsa partnerë të rëndësishëm si Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pezulluar transaksionet tregtare me Teheranin, Kina ka dalë kundër presionit amerikan, duke deklaruar se sanksionet nuk e zgjidhin konfliktin në Lindjen e Mesme.
🔴President Trump just posted a map labeling the Strait of Hormuz as “NEW U.S. Territory.” The critical waterway is clearly circled and claimed. This follows his repeated statements that America now controls the Strait. Iran’s ability to threaten global oil shipping is being… pic.twitter.com/4TbQoFMNWC
— Commentary Donald J. Trump Posts From Truth Social (@TrumpDailyPosts) August 22, 2026




