VLORË- Një “Range Rover” është sekuestruar në zonën e Vlorës, në kuadër të hetimeve për përplasjen e ndodhur sot mes biznesmenëve Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës.
Nga këqyrja dhe kontrolli i automjetit është konstatuar se “Range Roveri” kishte dëmtime në xhamin nga krahu i pasagjerit, ku dyshohet se është shkaktuar gjatë përplasjes me armë zjarri. Po ashtu në brendësi të automjetit u gjetën edhe tre fishekë pistolete.
Konkretisht, makina u ndalua rreth orës 13:00, në Mbikalimin e Memorialit nga shërbimet e Policisë së Fierit. Në drejtimin e tij ndodhej shtetasi kosovar Blerim Heta, 40 vjeç




