Përhapi lajmin për punonjësit e bashkisë se janë infektuar me HIV, policia procedon të riun

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Kokalari, banues në Gjirokastër, ka publikuar pretendime të pavërteta se kryetari i bashkisë dhe disa punonjës të institucionit janë të infektuar me HIV/AIDS.

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës, ka proceduar penalisht një 33-vjeçar pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Kokalari, banues në Gjirokastër, ka publikuar pretendime të pavërteta se kryetari i bashkisë dhe disa punonjës të institucionit janë të infektuar me HIV/AIDS. Gjithashtu mësohet se, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Procedohet penalisht një 33-vjeçar, pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët, me pretendimin se kryetari i bashkisë dhe punonjës të bashkisë janë të infektuar me HIV/AIDS. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme