Pa djalin të grindej me një tjetër, ndërron jetë i ati

Një 69-vjeçar nga Roskoveci ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore të qytetit.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 20:00, shtetasi Baftiar Vrapi, 69 vjeç, banues në Roskovec, është transportuar në qendrën shëndetësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 69-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, pasi ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit mes djalit të tij dhe një shtetasi tjetër. Mësohet se i moshuari nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në konflikt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së 69-vjeçarit.