BallinaAktualitetOperacioni “Shkolla të pastra” në Vlorë / Kapen me kokainë e kanabis...

Operacioni “Shkolla të pastra” në Vlorë / Kapen me kokainë e kanabis pranë ambienteve arsimore, arrestohet 17-vjeçari

VLORË — Një 17-vjeçar nga Orikumi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, ndërsa një bashkëmoshatar i tij nga Dukati është proceduar në gjendje të lirë.

Operacioni i koduar “Shkolla të pastra” u finalizua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Dy të rinjtë u bllokuan në lagjen “Pavarësia” teksa qarkullonin me një automjet që drejtohej pa leje drejtimi nga 17-vjeçari i arrestuar.

Gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza të dyshuara kokaine dhe kanabisi, së bashku me automjetin dhe tre aparate celulare. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme hetimore.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments