Nuk ndalet revolta/ Studentët thërrasin protestë kombëtare të shtunën para Ministrisë së Arsimit, vijojnë kërkesat ndaj qeverisë

0
8

TIRANA- Studentët kanë njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare ditën e shtunë, më 24 tetor, përpara Ministrisë së Arsimit, pas protestës së zhvilluar sot para Parlamentit. Ata kanë paralajmëruar vijimin e reagimit të tyre deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara.

Protesta e sotme shënoi ditën e dhjetë të mobilizimit të studentëve, të cilët kanë vijuar të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre. Kjo duke e zhvendosur qëndresën edhe përpara institucioneve shtetërore.

Gjatë ditëve të fundit, tubimet janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjithashtu, janë shënuar incidente me djegien e objekteve institucionale, duke e bërë situatën më të tensionuar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu