“Nuk më dridhet qerpiku,” Rama: Jam këtu për historinë, e kam thënë që kur isha me flokë të zeza, s’ka bir k…!

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në një lidhje live në rrjetet sociale u shpreh se është në krye të qeverisë për të bërë historinë. Ai më tej gjatë fjalës së tij u shpreh se vetëm ai dhe PS do të ngrenë flamurin shqiptar në Bashkimin Evropian.

Rama shtoi se të qenurit në krye të shteti është një mision. Ai shtoi se nuk i dridhet qerpiku, ndërsa kujtoi shprehjen që e ka thënë shumë vite më parë: “E kam thënë kur kam qenë i ri me të gjitha të flokët e zeza, atë punën e birit të k… që nuk ka pasur dhe nuk ka, me prova. Me llafe, me dyshime sa të duash ashtu”.

“Këtë po ju them, duhet ta mendoni, kush ju çon ju atje si të barabartë, kush flet atje si ju doni të flisni? Kush? Bufi i kënetës, apo këta mangallët që vijnë për qoftë këtu poshtë. Kujtoni se është ndonjë kënaqësi restoranti kjo? Apo është kënaqësi plazhi? Kjo është sakrificë, ky është mohim i shumë gjerave që njerëzit e zakonshëm i kanë.

Unë kam aq shumë gjera që dua të bëj dhe ti të bëj, por ky është mision. Unë jam këtu për historinë, e kam thënë me kohë dhe po e them. Nuk më dridhet qerpiku, jam këtu për historinë, prandaj i mbaj këto llumra, baltra dhe goditje nga të katërt anët. E kam thënë kur kam qenë i ri me të gjitha të flokët e zeza, atë punën e birit të k… që nuk ka pasur dhe nuk ka, me prova. Me llafe, me dyshime sa të duash ashtu,’ tha Rama.