Pas disa vitesh në kërkim, është arrestuar në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar nga drejtësia italiane për përfshirje në trafik ndërkombëtar narkotikësh.
Sipas informacioneve paraprake, arrestimi është kryer nga forcat e policisë gjatë një operacioni në zonën e Borshit, ku Habilaj dyshohet se ndodhej.
Ai ishte shpallur në kërkim prej autoriteteve italiane dhe kishte shmangur ekzekutimin e dënimit të tij me burg për veprat penale të lidhura me trafik droge dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.
Më herët, Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg, ndërsa edhe Gjykata e Posaçme në Shqipëri e kishte dënuar në mungesë për akuza të ngjashme.
Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme mbi procedurat e ekstradimit dhe hetimet në vijim.




