Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë një 54-vjeçar, i identifikuar me inicialet A. P., për veprën penale të vetëgjyqësisë.
Sipas burimeve zyrtare, ai dyshohet se ka dëmtuar me mjet të rëndë një banesë në pronësi të motrave të tij, në rrethana që lidhen paraprakisht me konflikte pronësie brenda familjes. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.











