LEZHË- Bashkëpunëtori në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, i është caktuar masa ‘arrest me burg’. 40-vjeçari, autori i vrasjes më 26 prill të këtij viti, u njoh në gjykatë me rivlerësimin e masës së sigurisë së dhënë në mungesë ndaj tij, njëkohësisht në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura ai mohoi faktin se mund të ketë lidhje me këtë ngjarje.
Besnik Koldreu, sipas deklaratave të tij, pohon se jeton dhe punon në Mal të Zi dhe autorët e krimit kanë bërë zhdukjen e makinës së përdorur prej tyre afër banesës së tij në zonën e Torovicës, pa asnje dijeni nga ana e tij. Gjykata miratoi dhe pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj 40-vjecarit Koldreu, për vepren penale “përkrahjhe e autorit të krimit’’, e kryer në bashkëpunim.
Arrestimi i Besnik Koldreut u bë nga policia malazeze pasditen e 17 qershorit, në Ulqin, pas shpalljes së tij në kërkim si bashkëpunëtor për vrasjen. Ndërkohë vazhdojnë të mbeten në arrati edhe tre persona të tjerët të cilët mendohet të kenë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Të dyshuar për vrasjen e çiftit Mujeci janë: Adriano, Renato dhe Florin Mhillaj.
Cifti Mujeci u qëllua me breshëri plumbash teksa ishin duke lëvizur me automjetin e tyre në Lezhë, dhe nga hetimet e zhvilluara deri më tani dyshohet se vrasja është bërë për hakmarrje.




