Shqipëria këtë të hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë një mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten alternime me vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore të lindjes dhe juglindjes.
Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, duke arritur deri në 27–28°C në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa në zonat malore pritet të shkojnë deri në 25°C.
Në jug të vendit parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në zonat lindore dhe juglindore mund të ketë shtrëngata afatshkurtra dhe të izoluara gjatë mesditës dhe pasdites. Reshjet pritet të ndërpriten gradualisht në orët e vona të ditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi rreth 7 m/s.
Sa i përket detit, në Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë i ulët, nga 1 deri në 3 ballë.












