Moti këtë të mërkurë do të pësojë këto ndryshime?

Vendi ynë do të vijojë të mërkurën me kushte të ngjashme atmosferike.

Gjatë ditës do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa në mesditë dhe pasdite priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët në zonat me reliev malor.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në jugperëndim, si dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.