ANGLI- Letra e dashurisë së Amy Winehouse-it për bashkëshortin e saj, e cila nuk është parë kurrë nga publiku, është shitur në ankand për rreth 6 mijë paund.
Ajo ishte një kartolinë Shën Valentini e cila iu dërgua Blake Fielder-Civil në shkurt të vitit 2009, ndërsa ai ndodhej në burg në Suffolk. Winehouse e shkroi këtë mesazh pasi ai kishte paraqitur kërkesën për divorc ndërkohë që kishin lindur spekulime për një lidhje të re të këngëtares.
Në letër shkruhet:“Burri im, Blake im. Virtyti është i dhunshëm dhe manushaqet janë blu. Blu, e mavijosur është zemra ime kur rreh për ty. Të dua, i pashëm. Shën Valentini yt, 4 vite të forta. E jotja, Amy.”
Pas mesazhit të shkruar në letrën e dërguar nga Winehouse ajo përshkruan dashurinë dhe mallin për bashkëshortin e saj. Artikulli është shitur me datë 26 gusht 2026 për rreth 6,715 paund duke përfshirë tarifat, vetëm pak ditë para përvjetorit të vdekjes tragjike të saj në moshën 27-vjeçare.




