Oficerët e policisë nga Departamenti i Menaxhimit të Emigracionit në Thermi kanë arrestuar pasditen e së premtes një 60-vjeçar shqiptar.
60-vjeçari ishte në kërkim nga autoritetet greke, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Oficeri Hetues i Selanikut për një shkelje të lidhur me pronën.
Po ashtu, ndaj tij ishte lëshuar një “Njoftim i Kuq” nga Interpoli për një rast mashtrimi të kryer në Shqipëri në vitin 2014. Për këtë rast specifik, 60-vjeçari ishte dënuar me 3 vjet burg. I arrestuari është shoqëruar te autoritetet gjyqësore kompetente për procedura të mëtejshme.




