Mbytet në liqen 20-vjeçari

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në liqenin e Komanit, në zonën e Fierzës, pasditen e kësaj të mërkure.

Ngjarja është raportuar rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Breg Lumi”. Sipas informacionit paraprak të policisë, i riu me inicialet L. D. ndodhej së bashku me disa shokë dhe dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të incidentit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes.