Detajet/ 44-vjeçarja u vra nga ish-bashkëshorti pasi shkoi në shtëpi për ditëlindjen e vajzës. 16-vjecarja ishte në dhomën tjetër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku 53-vjeçari Bujar Meço ka vrau me thikë ish-bashkëshorten e tij, Emsa Meço, 44 vjeçe, në zonën e Rodopit.

Sipas mediave greke pas krimit, autori ka tentuar t’i jepte fund jetës duke u vetëplagosur dhe duke konsumuar naftë, ndërsa aktualisht ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Çifti kishte kohë që ishte ndarë. 44-vjeçarja, e cila punonte sezonalisht jashtë Rodopit, ishte kthyer në banesë për të festuar ditëlindjen e vajzës së tyre 16-vjeçare. Gjatë kësaj kohe, autori e ka sulmuar duke e goditur në qafë me thikë.

Në momentin e ngjarjes, në shtëpi ndodhej vajza 16-vjeçare në një dhomë tjetër, e cila ka qenë personi që ka njoftuar autoritetet policore. Më pas, viktima është dërguar në spital nga i biri, por mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë për shkak të plagëve të marra.

Sipas të dhënave nga mediat greke, mes çiftit kishte pasur probleme dhe tensione edhe më parë.

Në vitin 2022, Emsa Meço e kishte denoncuar bashkëshortin për kërcënim, pas të cilit ai ishte arrestuar dhe ishte dërguar përpara autoriteteve gjyqësore.