Mbyllet protesta e 33-të, nis marshimi drejt komisariatit nr.3: Do të rrimë deri në lirimin e të arrestuarve!

Është mbyllur protesta e 33-të e zhvilluar para Kryeministrisë, ndërsa organizatorët dhe protestuesit kanë nisur një marshim paqësor drejt Komisariatit nr. 3, ku ndodhen disa prej personave të arrestuar gjatë protestës së sotme.

Nga podiumi, organizatorët u bënë thirrje pjesëmarrësve që marshimi të zhvillohet në mënyrë paqësore, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.

“Nga ky moment do të marshojmë paqësisht drejt Komisariatit nr. 3, ku ndodhen çunat tanë. T’u tregojmë se ne jemi më paqësorë se policia. Do të rrimë me çunat derisa ata të dalin. Lironi çunat!”, ishte mesazhi i përcjellë para nisjes së marshimit.