TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin drejt sheshit Skënderbej. Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas fjalimeve, është bërë thirrje që protestuesit të mashojnë për tek sheshi “Nënë Tereza”. “Dorëheqje”, “Shqipëri e re” dhe “Edi Rama ka mbaru’”, këto ishin disa nga thirrjet e tyre




