BallinaAktualitetMbahet mesha e përshirtjes për ish-Kryepeshkopin Janullatus në Kishën e Shën Kollit,...

Mbahet mesha e përshirtjes për ish-Kryepeshkopin Janullatus në Kishën e Shën Kollit, Elbasan

Nga Fatmir Popja

Mengjesin e kësaj të Diele në Kishën e Shën Kollit në Lagjen e Shënkollit në qytetin e Elbasanit pas liturgjisë hyjnore u mbajt mesha e përshpirtjes për ish Kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos i ndarë dje nga jeta.Besimtarët ortodoksë të Elbasanit mes lotëve ndezën qirinj dhe u lutën për shpirtin e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos .Mitropoliti i Elbasanit ,Shpatit e Librazhdit ,At Andoni u shpreh se Kryepeshkopi Anastas do të mbetet në zemrat e të gjithë besimtarëve ortodoks për të gjithë atë çfarë ai bëri për Kishën Ortodokse Shqiptare.Jeta dhe vepra e tij është e paharrueshme për të gjithë besimtarët ortodoks të Elbasanit , Shpatit,Librazhdit , gjithë Shqipërisë dhe mbarë botës.

Kisha e Shën Kollit në lagjen Shënkoll në qytetin e Elbasanit është një ndër objektet më të rëndësishme fetare dhe kulturore të kësaj zone. Ajo është ndërtuar në vitin 1996 dhe është një simbol i ringjalljes së besimit dhe i traditës ortodokse pas përmbysjes së komunizmit pasi më herët kishat dhe objektet fetare ishin të mbyllura dhe të ndaluara.Fondet për ndërtimin e kësaj kishe u mundësuan nga Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ,Anastas Janullatos, i cili gjatë gjithë kohës ka luajtur një rol të rëndësishëm në rikthimin e jetës fetare dhe restaurimin e kishave në Shqipëri pas vitit 1990. Kisha e Shën Kollit në Elbasan është ndërtuar për lavdi të Perëndisë dhe si një vend adhurimi për besimtarët ortodoksë në qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth.Kjo kishë ka një arkitekturë tradicionale dhe është e njohur për bukurinë e saj dhe për rolin që luan në jetën shpirtërore të komunitetit ortodoks . Ajo është gjithashtu një pikë vizite për ata që interesohen për historinë dhe kulturën fetare të Shqipërisë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular