TIRANË- Vendi sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites pritet të ketë vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, kryesisht në zonat malore të lindjes.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Ndërkohë, në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1-2 ballë.




