Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një konferencë për mediat theksoi se Policia e Shtetit do të garantojë rendin dhe sigurinë.
Gjithashtu theksoi se po punohet për një formë të re komunikimi me qytetarët.
Ai theksoi se do të ketë një ‘reformim’ sa i përket mënyrës së komunikimit për të garantuar informacion të saktë.
“Vendimi është rezultat i një reflektimi serioz për qëndrimet e qytetarëve, për mënyrën se si përcillen lajmet me ngjarje kriminale. Kam kryer konsultime me specialistë të fushës dhe më rezulton se mënyra se si veprojnë ndikon negativisht. Do zbatojë një formë të re komunikimi më të përgjegjshme, është një hap përpara drejt një qasje më profesionale. Qytetarët kanë nevojë për informacion të saktë të unifikuar dhe të përgjegjshëm”, tha ai,













