Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë zhvillimit të protestës studentore ditën e djeshme në Tiranë, ndërkohë që 5 persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për veprime kundërligjore.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë O. C., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve të godinës së Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “ Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
