Një kontroll i befasishëm është zhvilluar këtë të premte në burgun e Peqinit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi.
Burime për Top News bëjnë me dije se janë gjetur 4 celularë.
Një nga telefonat i është gjetur të burgosurit Bledar Selmanaj, i akuzuar për vrasjen e Xhuljano Bullarit.
Sendet e ndaluara janë sekuestruar menjëherë. Ndërkohë, për rastin janë njoftuar strukturat përkatëse, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.













