TIRANË- Qytetarët vijojnë të protestojnë para ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit. “Koha e heshtjes ka mbaruar, koha e veprimeve ka ardhur”, kështu u shpreh një qytetare gjatë fjalimit të saj.
Qytetarët bëjnë thirrje për dorëheqje, ndërsa theksojnë se nuk duan një dialog me kryeministrin Edi Rama. “Anulo projektin”, “Shqipëria është e shqiptarëve”, këto janë disa nga mesazhet që po bërtasin qytetarët.




