Një arritje e shumëpritur është bërë realitet për KF Sopoti, që ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë pas një sezoni të mbushur me sakrifica, punë dhe përkushtim. Kryetari i Bashkisë së Librazhd, Mariglen Disha, përgëzon ekipin për suksesin e merituar.
”Një sukses i merituar pas shumë sakrifice, pune dhe përkushtimi nga futbollistët, stafi drejtues dhe tifozët e mrekullueshëm që nuk reshtën kurrë së besuari. Sot fiton jo vetëm ekipi, por gjithë Librazhdi”,-shkruan Disha.
Ngjitja e KF Sopoti në Kategorinë e Parë shihet si një moment krenarie për sportin dhe qytetin, ndërsa pritshmëritë për sezonin e ri janë të mëdha.
Urime ekipit të KF Sopoti për ngjitjen në Kategorinë e Parë!
Një sukses i merituar pas shumë sakrifice, pune dhe përkushtimi nga futbollistët, stafi drejtues dhe tifozët e mrekullueshëm që nuk reshtën kurrë së besuari.
Sot fiton jo vetëm ekipi, por gjithë Librazhdi!
Krenar për këtë arritje dhe i bindur se më të mirat për Sopotin janë ende përpara.












