Kanosi me armë manovër efektivët që po kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan
Një 41-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se ka kanosur me një send të ngjashëm me armë zjarri katër punonjës të Forcës Operacionale, të cilët po kryenin kontrolle për kapjen e vëllait të tij, person në kërkim për një vepër penale që lidhet me armëmbajtjen pa leje.
Ngjarja është regjistruar në lagjen “Visarion Xhuvani”, ku specialistët e Hetimit të Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. B. (Ç.), 41 vjeç, banues në Elbasan.
Sipas Policisë, gjatë kryerjes së kontrolleve dhe veprimeve të tjera operacionale për kapjen e vëllait të tij, B. B., i cili është shpallur në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, 41-vjeçari dyshohet se ka kanosur katër punonjës të Forcës Operacionale me një send të ngjashëm me armë zjarri.
DVP Elbasan
Kanosi me armë të dyshuar manovër, punonjësit e Policisë të angazhuar për kapjen e vëllait të tij (shtetas në kërkim), arrestohet 41-vjeçari.
Sekuestrohet sendi i ngjashëm me armën e zjarrit.
Specialistët e Hetimit të Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, arrestuan në flagrancë shtetasin B. B.(Ç.), 41 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas, në lagjen “Visarion Xhuvani”, ka kanosur me armë të dyshuar manovër, 4 punonjës të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, gjatë kryerjes së kontrolleve dhe veprimeve operacionale të tjera, për kapjen e vëllait të 41-vjeçarit, shtetasit B. B., që është në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ndërkaq, vijojnë intensivisht kontrollet për kapjen e shtetasit B. B..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin B. B.(Ç.), për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar sendi i dyshuar si armë manovër.
Ndërkohë, vijojnë kontrollet nga strukturat e Policisë për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B. B., i cili ndodhet ende në kërkim.
Materialet procedurale në ngarkim të 41-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.




