Kaos përpara Kuvendit, Protestuesit përplasen me policinë, disa të lënduar

Tensione në protestën para Parlamentit, ende pa nisur seanca plenare.

Pasi kanë hedhur vezë ndaj deputetëve, te pedonalja protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe ka pasur përplasje me forcat e rendit duke hedhur edhe gurë.

Policia është kundërpërgjigjur me spraj lotsjellës.